Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford insiston që Wayne Rooney ka ende shumë për të dhënë në nivelin ndërkombëtar pavarësisht se është lënë jashtë skuadrës së Gareth Southgate së fundmi.
31-vjeçari është lënë jashtë skuadrës së Anglisë për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Skocisë dhe Francës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, bashkëlojtari i tij në Old Trafford beson që Rooney është ende pjesë e tyre dhe beson që golashënuesi më i mirë i Anglisë do të rikthehet sërish.
“Wayne ka një ndikim masiv në të gjithë skuadrën”, u tha Rashford gazetarëve.
“Ai ka ende shumë për të bërë në karrierën e tij. Janë edhe shumë trofe për të cilët ai shpreson të luaj. Me aq sa e njoh Wayne Rooneyin, përfundimi i karrierës nuk është aspak afër”.
Anglia do të luaj me Skocinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror të dielën para ndeshjes miqësore me Francën tri ditë më vonë./arbresh.info
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...