Ylli i Manchester United, Marcus Rashford raportohet se ka biseduar me trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer për sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
“Djajtë e Kuq” në kohën e fundit kanë treguar interesim mjaftë të madhe për Sancho-n, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Irish Independent, Rashford e ka informuar teknikun norvegjez se Sancho ëshët admirues i tij.
Dy lojtarët anglez janë miq të mirë, pasi kanë kaluar kohë në Kombëtaren e Anglisë.
Kartoni i Sancho-s kushton mbi 100 milionë euro dhe nëse nuk paguhet, atëherë Dortmund e ka bërë me dije se nuk e shet yllin e skuadrës.
Chelsea, Barcelona, Liverpool dhe Real Madrid gjithashtu kanë shfaqur interesim për ish-lojtarin e Manchester City-t./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...