Dy yjet e Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani dhe Arijanet Muric kanë përfunduar në formacionin më të mirë të muajit në top pesë ligat evropiane.
Muaji prill ka qenë muaj pozitiv për shumë yje të Kosovës, por dy në veçanti kanë shkëlqyer me ekipet e tyre duke i sjell edhe rezultate pozitive.
Sulmuesi anësor Rashani dhe portieri Muric kanë qenë dy nga më të dalluarit e Dardanëve.
Paraqitjet e mira me Clermont në Ligue 1 dhe Burnley në Ligën Premier kanë bërë që dyshja e Dardanëve të përfundoj në formacionin më të mirë të muajit prill.
Është faqja e specializuar e statistikave SofoScore, e cila ka publikuar formacionin e muajit, ku pjesë e tij janë Rashani me notë 8.13 dhe Muric me notë 7.66.
Bruno Fernandes është lojtari më notën më të lartë në foramcion 8.75, ndërsa pas tij vijnë Kevin de Bruyne me 8.6, Cole Palmer me 8.5, Hakan Calhanoglu me 8.08 dhe Louis Openda me notë 8.
Në formacion gjenden edhe Achraf Hakimi (7.83), Andy Robertson (7.68) dhe Sergio Ramos dhe Martinez Quarta me notë të njëjtë 7.53. /Telegrafi/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...