Vinicius ishte favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2024, pas një sezone fenomenale që pati me Real Madridin.
Ai fitoi tre trofe me klubin mbretëror, duke filluar nga La Liga, Champions League, Superkupa e Spanjës.
Në të gjitha këto evente braziliani ishte protagonisti kryesor i “Los Blancos”.
Gjatë sezonit 2023/24 ai luajti gjithsej 3791 minuta, teksa realizoi 26 gola e 13 asistime.
Braziliani shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve, gjithashtu u shpall lojtari më i mirë i këtij kompeticioni.
Vendimtar ishte edhe në Superkupës e Spanëjs ku shënoi Hattrick në fitoren 4-1 ndaj Barcelonës në finale.
Po ashtu ishte shpallur tri herë lojtari i muajit tek klubi i Real Madridit.
I vetmi “dështim” i tij ka qenë në “Copa America” me kombëtaren e Brazilit ku nuk la gjurmë dhe kombi i tij u eliminua në çerekfinale të këtij kompeticioni./Arbresh.info
Burimi transformohet në Big Brother me paruke kaçurrela si R...
Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Gjakovë, pol...
Lajmërohet nga burgu Ilir Meta: U rrëmbeva në prag të zgjedh...
Protesta e opozitës në Shqipëri/ Policia: Kush bllokon rrugë...
Fillon të publikohet lista finale për Topin e Artë
Volkswagen do t’i mbyllë tri fabrika në Gjermani, thotë kësh...