Interi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Victor Mosesin.
Në mediat italiane në këto ditë është duke u raportuar se Antonio Conte e dëshiron ribashkimin me nigerianin me pasaportë angleze.
29-vjeçariështë në huazim te Fenerbahce për dy sezone, por që Fabrizio Romano raporton se Nerazzurët po e mbyllin transferimin e tij.
Gazetari bën të ditur më tej se ai do të vije në huazim nga The Blues me të drejtë blerje për 10 milionë euro. Ne këtë moment ka një marrëveshje totale ndërmjet klubeve.
Moses ka qenë një nga lojtaret kyç në vitin e fitimit te Ligës Premier me skuadrën londineze derisa trajner ishte Conte./telegrafi
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...