Google ADS

Raportet në Spanjë pretendojnë për prishje të marrëdhënieve mes Ronaldos dhe Rangnick

15:44 | 14 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Mediat në spanjë raportojnë se marrëdhëia e Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të përkohshëm të Manchester United, Ralf Rangnick, është thyer pasi sulmuesi beson se trajneri është jashtë thellësisë së tij.

Gjermani u soll për të ndryshuar gjërat pasi klubi shkarkoi Ole Gunnar Solskjaer në nëntor.

Por, rezultatet zhgënjyese vazhdojnë pasi United duket se po i hedh poshtë shanset për të kapur top katërshen.

Natyrisht, ndihmon edhe forma e dobët që po kalon Tottenham, por mjafton që Arsenali dhe West Ham të shtojë presionin për “Djajtë e Kuq”.

Gazeta spanjolle “AS” pretendon se Rangnick nuk ka mbëtetjen e ‘peshave të rënda’ të skuadrës, njëri është Ronaldo, gjë që sipas tyre është jashtëzakonisht zhgënjyese nëse është e vërtetë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme