Xavi Hernandez nuk pritet të jetë në të ardhmen trajner i Barcelonës.
Keshtu ka raportuar mediumi spanjoll RAC1, të cilët kanë shkruar se e ardhmja e trajnerit spanjoll, ende është e turbullt, shkruan Arbresh.info.
Këtë të enjte skuadra fitoi 0-2 në fushën e Almerias dhe kaloi në vendin e dytë, por në këtë moment Joan Laporta ka vendosur të shkarkojë trajnerin spanjoll në ditët në vijim.
Arsyeja e shkarkimit të Xavit nga Laporta, është për shkak të zhgënjimit të tij.
Kjo, pasi që para se të udhëtonte për në Almeria, Xavi ndryshoi fjalimin e tij optimist dhe pranoi në një konferencë për shtyp se sezonin e ardhshëm do të jetë shumë e vështirë të konkurrosh kundër Real Madridit në ligën spanjolle si dhe klubeve tjera të mëdha Evropiane, në Champions League, për shkak të situatës problematike financiare të klubit.
Laporta dhe një pjesë e bordit janë shumë të zemëruar për dy arsye. E para është se ky fjalim nuk ka asnjë lidhje me fjalimin optimist dhe shpresëdhënës që Xavi mbajti në shtëpinë e presidentit tre javë më parë dhe që shërbeu për ta bindur atë për të vazhduar.
Andaj, sipas mediumeve spanjolle, Xavi nuk prite të vazhdojë si trajner i Barcelonës. /Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League