Rapidi i Bukureshtit barazoi me Otelul Galatit të dielën në një ndeshje pa gola.
Pas ndeshjes vëmendjen e mediave rumune e morri fakti që reprezentuesi i Kosovës, Albion Rrahmani nuk dha intervistë, transmeton Arbresh.info.
Mediumet rumune kanë shkruar se Rrahmani ka refuzuar të flasë, ndërsa kanë paralajmëruar gjobë ndaj Rapidit për shkak të veprimit të lojtarëve, të cilët janë të obliguar të flasin pas ndeshjeve bazuar në marrëveshjen për të drejtat televizive.
Rapidi ka vendosur ta sqarojë situatën, duke insistuar se veprimi nuk kishte të bënte asgjë me ndeshjen e zhvilluar ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë.
Por, lojtari ka pasur probleme me shëndetësore.
“Pas përfundimit të ndeshjes në Galati, sulmuesi Albion Rrahmani u akuzua nga disa prej shtypit sportiv se nuk pranoi të marrë pjesë në intervistat pas ndeshjes. Klubi ynë e njeh shumë mirë manualin mediatik dhe detyrimin e lojtarëve të caktuar me emër nga mbajtësit e të drejtave televizive për të marrë pjesë në intervistat flash pas ndeshjes. Për këtë arsye theksojmë se mungesa e Rrahmanit nuk ka të bëjë fare me incidentet e ndodhura në ndeshjen e kombëtares me përfaqësuesen e Kosovës, siç spekulohet nga disa nga shtypi sportiv”, ka shkruar Rapidi.
Kosova u mposht nga Rumania 2:0 në Bukuresht, ndërsa ndeshja në pjesën e parë u ndërpre për 50-të minuta shkaku i shpalosjes së mesazhit “Kosova është Serbi” në tribuna./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje