Barcelona është rikthyer tek fitorja në La Liga pasi mposhti Mallorcan me rezultat 1-5 në udhëtim.
Natyrisht protagonist në këtë fitore ishte Raphinha, shkruan Arbresh.info.
Futbollisti brazilian është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku së fundmi shënoi dy gola.
Me këta dy gola ai ka arritur në kuotën e 11 golave në La Liga, krahas edhe gjashtë asistimeve.
Ndërkohë në të gjitha garat ai ka realizuar 16 gola dhe 10 asistime.
🔵🔴 Raphinha scores his 11th goal in La Liga, brace tonight!
16 goals, 10 assists in 21 games in all competitions this season. ✨🇧🇷 pic.twitter.com/z4h5Q2kE95
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 3, 2024
Kapiteni i Barcelonës këtë sezon është duke udhëhequr skuadrën e tij për të rikthyer titullin kampion në La Liga si dhe një triumf të mundshëm në Ligën e Kampionëve, ku për herë të fundit triumfuan në vitin 2015./Arbresh.info
I dënuar me 35 vite burg për vrasje, Llanaj izolohet sërish ...
Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma...
Elmedin Rama kalon te skuadra çeke Pardubice
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë