Raphinha flet për situatën e Olmos dhe Pau Victor para ndeshjes me Bilbaon

18:31 | 7 Janar 2025
D.H

Barcelona ende po has në probleme për të regjistruar Dani Olmon dhe Pau Victorit si futbollist të tyre në La Liga.

Edhe pse futbollistët kanë luajtur ndeshjet zyrtare në kampionatin spanjoll ata nuk kanë qenë plotësisht të regjistruar dhe afati i tyre i fundit është janari, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me këtë cështje ka folur edhe kapiteni i Barcelonës, Raphinha, një ditë para ndeshjes së Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos.

Ai ka thënë se kjo situatë është e ndërlikuar.

“Situata me Olmon dhe Pau Victor është e ndërlikuar. Nuk e dimë nëse mund të mbështetemi tek ata. Shpresojmë që përgjegjësit ta zgjidhin këtë në mënyrë që të luajnë sërish me ekipin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh fillimisht Raphinha.

“Situata e Olmos mund të ndikojë në blerjet e ardhshme. Unë nuk mund të gënjej. E vërteta është se nëse do të isha në një klub tjetër dhe do ta shihja këtë situatë, nuk e di nëse do të mendoja se ishte klubi i duhur për mua”, shtoi tutje ai.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë ta përfundojë regjistrimin e dy futbollsitëve të cilat janë mjaft të rëndëishëm për arritjen e objektivave.

Kujtojmë se Olmo e Victor kanë të drejtë të luajnë në ndeshjet e Superkupës së Spanjës, ku edhe jnaë ftuar dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e nesërme ndaj Bilbaios.

Kjo sfidë luhet me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme