Google ADS

Raphael Varane vendos për klubin e ardhshëm?

10:59 | 3 Prill 2019
Arbresh Info

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane raportohet se ka refuzuar Manchester United në mënyrë për tu transferuar te Juventusi gjatë verës.

Reprezentuesi i Francës ka qenë një figurë e rregullt në zemër të mbrojtjes së klubit gjatë tetë viteve të kaluara, por është në kërkim të një sfide të re në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Bayern Munichu, Paris Saint Germaini dhe United mësohet të gjithë se janë të interesuar për shërbimet e tij, por sipas një raporti nga The Mirror, kampioni në Itali vazhdon të mbetet destinacioni i tij gjatë verës.

Pavarësisht kësaj, trajneri i Zinedine Zidanes ka vazhduar të hedhë poshtë spekulimet dhe së fundmi ka thënë se fituesi i Kampionatit Botëror 2018 do të vazhdojë qëndrimin në klub për shumë vite.

Varane ka fituar dy tituj në La Liga, katër trofe në Ligë të Kampionëve dhe një në Kupë të Mbretit qysh pasi iu bashkua ‘Los Blancos’ nga skuadra e vogël franceze Lens tetë vite më parë.

Ai ka bërë 55 paraqitje te skuadra e Francës gjatë kësaj periudhe./arbresh.info/

Të ngjashme