Claudio Ranieri beson që ylli i Paris Saint Germainit, Neymar, do të kalojë eventualisht Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Ylli brazilian startoi në mënyrë impresive te Paris Saint Germaini duke shënuar tri gola brenda dy ndeshjeve të tij të para te gjiganti në Liga 1, transmeton portali arbresh.info. 25-vjeçari iu bashkua PSG-së për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro nga Barcelona në fillim të këtij muaji.
Ranieri, tani një trajner i Nantes, ka thënë se Neymar do të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë.
“Mendoj ashtu si të gjithë të tjerët. Ai është një lojtar i mrekullueshëm”, ka fillimisht thënë italiani. “Mendoj që pas Cristiano Ronaldos dhe Messit, ai do të fitoj Topin e Artë në të ardhmen”
Ranieri beson gjithashtu që Neymari do të mposhtë yllin 30-vjeçar të Barcelonës, Lionel Messin, dhe mjeshtrin 32-vjeçar të Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
“Mendoj që eventualisht ai do të mposhtë ata sepse është i ri”, përfundoi Ranieri./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?