Ranieri ka një koment për Conten

08:59 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Ish-trajneri i Leicester Cityt lavdëron fituesin e Premier Ligës këtë sezon. Claudio Ranieri tha se është tejet krenar me paraqitjen e Chelseat në ligë këtë sezon si dhe me patriotin e tij Antonio Conte.

Conte së bashku me Chelsean siguruan titullin e Premier Ligës edhe matematikisht duke mposhtur 1 me 0 ËBA-n me golin e vonshëm të Batshuayit.

Triumfi i Contes e bënë atë italianin e katërt që ka fituar Premier Ligën, duke ndjekur kështu hapat e Roberto Mancinit, Carlo Ancelottit dhe së fundi Claudio Ranierit.

“Unë jam shumë krenar për Chelsean dhe Antonio Conten. Nga një italian në tjetrin, një shkollë e mirë e italianëve në futbollin anglez”, ka thënë Ranieri.

Chelsea do ta mbyll sezonin me dy ndeshjet e mbetura, kundër Ëatfordit dhe Sunderlandit, ndeshja e fundit e sezonit ku edhe do të ngritët trofeu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme