“Do të doja që disa lojtarë të tjerë ta merrnin Elangan si model”.
Këto ishin fjalët e menaxherit të Manchester United, Ralf Rangnick, i cili ishte plot lëvdata për adoleshentin, Anthony Elanga pasi shënoi kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.
Pas një paraqitjeje jashtëzakonisht të dobët në pjesën e parë nga skuadra e Premier League në “Ëanda Metropolitano”, Rangnick vendosi të ndryshojë gjërat dhe të sjellë Elanga në lojë. E që doli të jetë masa e duhur e ndërmarrë për këtë ndeshje.
Me prekjen e tij të parë të lojës, Elanga qetë kaloi praninë e Jan Oblak të portën e Atleticos pasi u asistua nga Bruno Fernandes.
“Kisha dëgjuar emrin e tij më parë, por jo si lojtar, sepse ai nuk luajti për Manchester United. Senca e parë stërvitore një natë para ndeshjes së Crystal Palace, ai ishte lojtari me performancën më të mirë stërvitore”, filloi Rangnick.
“Pyeta anëtarët e stafit tim për të dhe kuptova se ai pothuajse tashmë kishte vendosur të largohej nga klubi në formë huazimi. Kështu që një javë pas ndeshjes së Palace i thashë, dua që të qëndroni dhe të shihni se si ju jeni duke bërë në lojërat stërvitore deri në fund të mbylljes së afatit kalimtar”.
“Unë mendoj se tani ai sapo ka treguar se çfarë është e mundur në futboll me mentalitetin e duhur, qasjen e duhur, kjo është pikërisht ajo që ai bëri dhe ajo që bën gjithmonë në çdo seancë stërvitore”, përfundoi Rangnick./Arbresh.info
Ralf Rangnick has high praise for Anthony Elanga and reveals that he was close to leaving Manchester United but the interim boss loved what he saw in training and told him to stay. ? pic.twitter.com/1ztFheJC52
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) February 23, 2022
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut