Manchester United ka arritur një fitore shumë të vështirë ndaj skuadrës së fundit në renditje, Norwich City.
Djajtë e Kuq triumfuan me rezultat të ngushtë 3-2, në një ndeshje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo me tre gola.
Pas kësaj ndeshje ka folur trajneri i United, Ralf Rangnick duke lavdëruar paraqitjen e portugezit dhe golat e shënuar.
Megjithatë trajneri gjerman ka kritikuar skuadrën që luajti sipas tij dobët në përballjen me Leicesterin.
“Rezultati 2-0 duhet ta kishte bërë më të lehtë jetën tonë, por më pas ne nuk u mbrojtëm mirë. Pritjet e De Geas na mbajtën në lojë”, tha Rangnick.
“Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim, por mënyra se si luajtëm nuk ishte aspak e mirë”, vazhdoi tutje trajneri gjerman.
“Është çështje intensiteti dhe rendimenti fizik. Njëjtë si kundër Spurs, Ronaldo u tregua vendimtar edhe sot. Nuk ishin gola të lehtë për t’u shënuar, ka qenë thjesht fantastik në këtë ndeshje”, deklaroi Rangnick.
United pas 32 ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në vendin e pestë me 54 pikë, tri më pak se Tottenham Hotspurs që ka vendin e katërt.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju