Rangnick konfirmon se Maguire dhe Sancho do të mungojnë kundër Chelsea-s

15:05 | 27 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangncik u është drejtuar mediave përpara ndeshjes së ardhshme me Chelsean.

Rangnick ka konfirmuar se “Djajtë e Kuq” do të jenë pa disa yje për ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj Chelseat.

Harry Maguire, Jadon Sancho dhe Fred janë të gjitha jashtë me Aaron Wain-Bissakan që është në dyshime.

Ndërsa do të mungojnë edhe Edinson Cavani, Luke Shaw dhe Paul Pogba.

“Ajo që është në duart tona është mënyra se si luajmë, edhe për sezonin e ardhshëm është e rëndësishme të përfundojmë në nivelin më të mirë të mundshëm.

“Ata e dinë se kush do të jetë menaxheri i ri – ata duhet të performojnë. Mezi po pres të ndihmoj Erik ten Hag dhe klubin të ndryshojnë qasjen në mënyrë që Manchester Unied të jetë një klub i mirë”, tha Rangnick./Arbresh.info

Të ngjashme