Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick, i ka dhënë disa kështilla intriguese dhe të diskutueshme Erik ten Hag teksa përgatitet të marrë drejtimin e trajnerit të re të përhershëm të klubit gjatë verës.
Man United me siguri duhet të bëjë shumë ndryshime në skuadrën e tyre këtë verë dhe mund të jetë një ndryshium në menaxher dhe transferime që do t’i bëjnë gjërat ndryshe në Old Trafford sezonin e ardhshëm.
Duke diskutuar për kapitenin e United, Rangnick bëri pretendimin e madh që lojtarët duhet të zgjedhin se kush duhet të jetë kapiteni i tyre, duke vënë në dyshim pozicionin e Haryy Maguire si kapiten.
Nuk mund të fshihet se Maguire nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë për Djajtë e Kuq dhe ai sigurisht nuk mund të përshtatet për kapiten të skuadës.
A mund të humbasë Harry Maguire shiritin e kapitenit te Man United?
Kur u pyet për shiritin e kapitenit, Rangnick sigurisht që nuk e mbrojti Maguire ose insistoi se ai duhet ta mbante atë, në vend të kësaj sugjeroi që Ten Hag duhet t’i lejojë lojtarët të zgjedhin një kapiten sezonin e ardhshëm.
“Unë besoj fuqishëm se kapiteni duhet të zgjidhjet nga ekipi sepse ai quhet menaxher i ekipit dhe ne e ekmi bërë gjithmonë këtë”, tha Rangnick.
“Ne gjithmonë kishim një bord prej katër ose pesë lojtarësh, e quanim ‘spielkapitan’, të zgjedhur nga lojtarët, lojtari me numrin më të madh të votave ishte kapiteni i ekipit në fund.
“Kështu e bëra, e di që jo shumë trajnerë e bëjnë atë në këtë mënyrë”./Arbresh.info
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...