Ralf Rangnick dhe Milan janë dy emra që në muajt e fundit janë shkruar shpesh herë pranë njëri-tjetrit.
Në disa çaste kanë që pranë dhe në momente të tjera kanë që të distancuar, së fundmi ka menduar vetë Rangnick që aktualisht mbulon rolin drejtori teknik në departamentin të zhvillimit të futbollit në kompaninë “Red Bull”, për ta afruar sërish emrin e tij me kuqezinjtë.
Tekniku 61-vjeçar në një prononcim për gjermanen “Bild” ka pranuar se i pëlqen që ta përjetojë këtë aventurë të re, duke konfirmuar edhe kontaktet mes menaxherit të tij dhe drejtuesve italian.2
Ish trajneri i Leizpig në fjalët e tij për “Bild” tha gjithashtu se nuk e përjashton që sezonin e ardhshëm mund të jetë ai trajneri i 7 herë kampionëve të Europës.
Ralf Ragnick është zgjedhja e parë e administratorit të deleguar Gazidis, madje bisedimet mes menaxherit të teknikut gjerman dhe drejtuesit kryesor të Milanit, pa u konsultuar me Boban e Maldinin, sollën divorcin me kroatin.
Një tjetër indicie nëse mund të konsiderohet e tillë, ka të bëjë me statusin në What’sApp ku Ragnick shkruan në gjuhën italiane “Sono i sogni a far vivere l’uomo”, e përkthyer në shqip “Janë ëndrrat që e bëjnë njeriu të jetojë’, një shprehje e huazuar nga një legjendë si Enzo Ferrari.
Tekniku që në karrierë ndër të tjera ka drejtuar edhe Schalken e Hoffenhaim, njihet si një trajner që praktikon lojën e shpejtë nga krahët, me dinamikë dhe entuziazëm, për këtë arsye në planimetrinë e tij të lojës gjejnë më shumë vend futbollistët e rinj që kanë etje për sukses.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...