Kosova ka regjistruar një rritje të dukshme në renditjen e re të publikuar nga FIFA.
Përfaqësuesja jonë ka shënuar një rritje të madhe në ranglistën e re të publikuar sot (e enjte) nga organi drejtues i futbollit, transmeton portali arbresh.info.
“Dardanët” tani gjenden në vendin e 141-të me gjithsej 197 pikë, një rritje prej 11 pozita nga renditja e kaluar.E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i fitores së thellë 3 me 0 të siguruar në miqësoren vëllazërore të zhvilluar kundër Shqipërisë javë më parë.
Kjo është pozita më e lartë në të cilën ka qenë skuadra e Bernard Challandes.
Shqipëria nga ana tjetër pësuar një rënie për dy pozita dhe tani gjendet në vendin e 58 pas humbjes ndaj Kosovës dhe Ukrainës./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...