Google ADS

Ranglista e FIFA-s, Kosova ngritje madhështore

11:35 | 12 Prill 2018
Arbresh Info

Pas ndeshjeve të zhvilluara muajin e kaluar, FIFA ka publikuar ranglistën e re për skuadrat kombëtare.

Kosova ka siguruar një ngritje madhështore pas dy fitoreve në takimet e zhvilluara gjatë muajit mars, shkruan portali arbresh.info.

Trajneri Bernard Challandes debutoi me fitore te “Dardanët” duke mposhtur fillimisht Madagaskarin dhe më pas edhe Burkina Fasoson.

Kombëtarja jonë tani gjendet në pozitën e 152, një ngritje prej 24 vendeve.

Shqipëria gjithashtu është ngritur në ranglistën e re për dy pozita. Kombëtarja kuqezinj tani gjendet në vendin e 58-të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme