Rangers drejt çerekfinales, mposht Dortmundin

21:01 | 17 Shkurt 2022
KRG

Rangers e ka befasuar Borussia Dortmundin në Signal Iduna Park duke e mposhtur (4-2) në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të me golin e James Tavernier nga pika e bardhë.

Kaluan vetëm tri minuta dhe mysafiret e dyfishuan epërsinë (41’), autor ishte Alfredo Morelos dhe me avantazh prej dy golash për vizitorët, skuadrat shkuan në pushim.

Ekipi skocez vazhdoi të shënonte edhe në gjysmën e dytë. John Lundstram e realizoi golin e tretë (49’).

Jude Bellingham e ngushtoi paksa rezultatin (51’), derisa me autogolin e Dan-Axel Zagadou (54’), epërsia u thellua akoma më shumë. Raphael Guerreiro (82’) shënoi një tjetër gol për BVB që nuk mjaftoi për ta ndryshuar rrjedhën e lojës.

Rangers tashmë është shndërruar në favorit në dëm të Borussia Dortmundit për të vazhduar në të tetën e finales në Ligën e Evropës, duke qenë se e ka këtë epërsi të lartë dhe ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme