Google ADS

Ramsey: Ne mund të mposhtim çdo skuadër

10:42 | 13 Qershor 2016
Arbresh Info

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey beson që Uellsi mund të mposhtë çdo skuadër derisa përballja me Anglinë po afrohet.

“Ne dëshiruam të startojmë mirë dhe arritëm ta bëjmë atë. Ne punuam fortë për njëri tjetrin, ne kemi kualitetin për të vazhduar përpara dhe jemi të gatshëm për tu përballur me çdo skuadër”, tha Ramsey, transmeton portali arbresh.info.

“Ne thjeshtë jemi të fokusuar për të fituar ndeshjen kundër Anglisë tani. Ata kanë shumë lojtarë të mirë, që janë të rrezikshëm individualisht”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme