Aaron Ramsey është i vendosur të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Mesfushori uellsian ishte përfolur për një largim nga Juventusi edhe gjatë verës, por nuk arriti oferta e duhur për të.
Megjithatë reprezentuesi i Uellsit nuk po pëlqehet nga trajneri Massimiliano Allegri i cili e ka lejuar të luaj në katër ndeshje dhe në total 106 minuta.
30-vjeçari duke parë situatën aspak të mirë, ka vendosur të largohet nga klubi qysh në afatin kalimtar të janarit.
E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në futbollin anglez pas dy viteve të kaluara deri më tani te Juventusi.
Mediumi anglez The Sun ka raportuar se skuadrat si Everton, West Ham United dhe Newcastle Unites kanë shprehur interesim për transferimin e Ramseyt.
Vet lojtari ëahtë i gatshëm të rikthehet në futbollin anglez dhe tanimë i ka dhënë leje agjentit të tij të diskutojë për kushtet financiare.
Ramsey ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2023, por largimi i tij në janar nga kjo skuadër duket i pashmangshëm.
Nga ana tjetër edhe Juventus synon largimin e lojtarit që është ndër më të paguarit në klub dhe për ta lënë të lirë kërkon rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...