Aaron Ramsey ka pohuar se kishte marrë shumë oferta gjatë verës, por në momentin që Juventusi kishte shfaqur interesim për të, ai nuk kishte pasur asnjë dyshim se gjiganti italian do të ishte klubi i tij i radhës.
Ramsey u prezantua si lojtar i Juventusit të hënën pasdite në Torino dhe tha se është krenar dhe shumë i lumtur që do ta bartë fanellën e kampionit italian, transmeton Gazeta Express.
I pyetur përse e ka zgjedhur klubin bardhezi duke qenë se ka pasur oferta të tjera si lojtar i lirë, Ramsey u përgjigj: “Kur e kuptova se Juventusi po interesohej, nuk munda ta refuzoj. Është një klub i madh, ndër më të mëdhenjtë në botë, prandaj ta kesh mundësinë të vish këtu për të luajtur në nivelin më të lartë, është ëndërr. Për mua është edhe sfidë po ashtu, sepse do ta përjetoj një jetë ndryshe, një kulturë ndryshe”.
“Po, ka pasur klube të tjera, por për mua ky është klubi i duhur dhe jam krenar që jam këtu”, shtoi ai.
Mesfushori i Uellsit iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë këtë verë, pasi i kishte mbaruar kontrata me Arsenalin, transmeton Gazeta Express.
Në shkurt, atëherë kur edhe ishte i lirë të nënshkruante me cilindo klub jashtë Anglisë, Ramsey nënshkroi kontratë me Juventusin.
Ai ka nënshkruar kontratë katërvjeçare dhe raportohet se do të ketë pagë vjetore tejet të majme, rreth 20 milionë euro në vit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...