Mesfushori Aaron Ramsey, ka zbuluar pse gjatë afatit veror vendosi të transferohet në Torino.
Ramsey pas disa viteve të bukura te Arsenal, kaloi si lojtar i lirë te “Zonja e Vjetër”, klub në të cilin arriti të hyjë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Uellsiani ka thënë se ishte e vështirë për ta refuzuar thirrjen e Juventus-it, andaj pranoi të transferohej.
“Juventus është klub i madh, një ndër më të mirët në botë. Doja të ndryshoja dhe kur Juve me telefonoi, ishte vështirë ta refuzoja”.
“Në Premierë Ligë isha qendërmesfushor, por në Seria A jam më shumë taktik”, theksoi ai.
Ramsey ka shënuar katër gola në 24 paraqitje këtë sezon duke iu ndihmuar “Bianconerëve” të mbajnë pozitën e parë në tabelë./arbresh.info.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës