Ramos: Van Dijku mund ta fitojë Topin e Artë

13:24 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk, mund ta fitojë Topin e Artë këtë vit, para Cristiano Ronaldos e Lionel Messit, duke e përdorur si argument faktin që Fabio Cannavaro e ka fituar atë.

Virgil Van Dijku synon të bëhet qendërmbrojtësi i parë që arrin ta fitojë Topin e Artë që nga viti 2006, kur Fabio Cannavaro e kishte fituar këtë çmim, pas triumfit me Italinë në Kupën e Botës si kapiten.

“Nuk e di, por nëse Cannavaro e fitoi, pse nuk mundet Van Dijku?”, tha Ramosi në një intervistë të dhënë për mediumin spanjoll AS.

“Ti duhet ta mbash ëndrrën që e kishe si fëmijë gjallë në mënyrë që të ndodhë. Ai e pati një sezon të mrekullueshëm”.

“Ne gjithmonë flasim për Cristiano Ronaldon dhe Messin, por mundësia që ndonjë futbollist tjetër ta fitojë atë çmim është e bukur”.

“Nëse ai e fiton çmimin, unë do t’ia uroj. E pati një sezon me të vërtetë shumë të mirë”.

33-vjeçari pastaj u pyet nëse sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, ishte bashkëlojtari më i mirë gjatë karrierës së tij në Real Madrid.

“Është një pyetje shumë e vështirë”, tha Ramosi.

“Unë kam luajtur me shumë kampionë, por Cristiano ishte pa dyshim njëri ndër më të mirët në historinë e Real Madridit dhe futbollit”.

“Unë nuk do ta harroja as Ronaldon brazilian, Roberto Carlosin, Zidanin, Casillasin, Raulin….”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme