Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është deklaruar shumë i befasuar me zhurmën që ka shkaktuar kartoni i tij i verdhë ndaj Ajax në Ligën e Kampionëve.
Ramos është ndëshkuar me karton të verdhë në fitoren 1:2 të Real Madridit në udhëtim te Ajax, dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’.
Por, spanjolli pas ndeshjes ka pranuar se e ka kërkuar atë karton, për të munguar në ndeshjen e kthimit, për t’i ndryshuar pastaj këto deklarata, shkaku i ndonjë dënimi të UEFA-s.
UEFA menjëherë pas asaj deklarata ka nisur një hetim rreth Ramosit, i cili mund të dënohet edhe me një ndeshje tjetër mos lojë, duke bërë që të mungojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Jam shumë i befasuar nga të gjitha këto”, tha mbrojtësi i Spanjës për Marca.
“Unë doja të detyroja faullin, një faull që ishte i pashmangshëm, jo për të kërkuar pezullimin”.
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti sot me diell dhe vranësira