Kapiteni i skuadrës së Real Madridit, Sergio Ramos përpos futbollit, ai është edhe një fermer i kuajve, ndërsa kohën e fundit është duke e bërë edhe punën e një artisti të tatuazheve.
Derisa ekipi madrilen është duke tentuar të gjeje mënyrën për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit, e cila i mbaron në qershor të vitit të ardhshëm, Ramos po gjen kohë të relaksohet me gjëra të tjera, raporton Gazeta Express.
Jashtë futbollit, spanjolli është duke u marrë me dizajnin e tatuazheve si një hobi i ri i tij, pasi që është e rrallë që një futbollist të merret me këtë punë .
Një person si Ramos mund të mburret me listën e arritjeve të tij, pasi që ai luan për Real Madridin, është kapiten, është fermer i kuajve dhe tani krijonin tatuazhe.
Me trupin e tij të zbukuruar tashmë me një bojë mjaftë madhështore, tani ai është duke mësuar të përdorë vetë stilolapsin, siç tregoi të mërkurën me një fotografi në profilin e tij personal në rrjetin social “Instagram”./Gazeta Express/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë