Ramos ‘tallet’ me tifozët e Real Madridit

11:49 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sergio Ramos ka thënë se ndihet krenar që tifozët e Real Madridit e kanë vërshëllyer atë.

Sergio Ramos ishte caku i tifozëve të Real Madridit në fitoren 2 me 0 ndaj Real Valladolidit.

“Nuk e kam vërejtur atë gjë, por si lojtarë, ne duhet ta pranojmë atë”, ka thënë fillimisht kapiteni.

“Unë jam kapiten i kësaj skuadre dhe duhet të jem para të gjitha sfidave, e vërtetat është që jam krenar për fansat dhe për nervozën që e treguan ata ndaj meje.

“E kuptoj se si ndihen fansat, të gjithë lojtarët, por ne duhet të punojmë edhe më shumë që mos të ndodhin aso gjëra”, ka thënë më tej Ramos.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme