Real Madridi ka mposhtur skuadrën e Gironas me mjaftë vështirësi në takimin e parë në kuadër të Kupës së Mbretit mbrëmjen e sotme (e enjte).
Kampioni në fuqi i Evropës fitoi me rezultat 4 me 2 ndeshjen si nikoqir në Santiago Bernabeu kundër skuadrës katalunase Girona, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët arritën të kalojnë në epërsi derisa po zhvillohej minuta e 7′ e ndeshjes duke shënuar për 0 me 1 përmes Anthony Lozanos, por skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari arriti t’i përgjigjet menjëherë rivalit të sotëm.
Lucas Vazquez barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 18′ ndërsa vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Sergio Ramos dërgoi në avantazh me goditjen e tij nga penaltia në stilin “panenka” duke përmbysur rezultatin (2-1, 42′).
Por, skuadra e Eusebio Sacristianit arriti t’i shkaktojë sërish probleme nikoqirëve duke siguruar një penalti në minutën e 66′ dhe duke shënuar për 2 me 2 përmes Alex Granellit.
Sidoqoftë, Sergio Ramos gjeti portën sërish në minutat në vazhdim duke kthyer sërish në avantazh ‘Los Blancos’ para se Karim Benzema t’i ipte fund shpresave për ndonjë befasi sonte skuadrës së Gironas.
Ndeshja kthyese mes dy skuadrave zhvillohet javën tjetër./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...