Real Madrid ka shënuar fitore në takimin e parë të fazës pas grupore në Ligën e Kampionëve.
Madrilenët triumfuan para shikuesve të vetë në saje të tre golave të shënuar dhe një të pranuar kundër Paris Saint-Germain.
Pas takimit ka folur kapiteni i vendasve, Sergio Ramos, i cili ka pohuar se asgjë s’ka përfunduar dhe se duhet përqendrim maksimal në Paris.
“Real Madridi kurrë nuk duhet të llogaritet i vdekur. Ka ditë që mbeten për t’u kujtuar dhe mënyra më e mirë ishte të bëhet me personalitet. Është një fitore e rëndësishme për rikthim.”
“Çdo gabim mund të na lërë jashtë dhe në Paris duhet të mbajmë përqendrimin maksimal. Kemi qenë më efektiv se javë më parë”.
“Ne kemi vuajtur pak me gabimet dhe se lojtarë e tyre ishin të shpejtë, por ne i rikuperuam. Sa i përket penaltive, topi më godet në gjoks dhe në krah. Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm, por ndeshja është e hapur. Duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha spanjolli.
Ndryshe, takimi i ardhshëm mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 mars, në stadiumin Parc de Princes. /Telegrafi/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister
Pezullohet nga puna profesori që hodhi në mbeturina flamurin...