Ramos: Real Madridi nuk ka frikë nga Mohamed Salah

18:06 | 4 Maj 2018
Arbresh Info

Sergio Ramos thotë se Real Madridi nuk do t’i ketë frikë Mohamed Salahs në finalen e Ligës së Kampionëve.

Liverpooli depërtoi deri në finale të kompeticionit më të madh evropian falë 43 golave nga ylli egjiptian, por Ramos pretendon se Madridi nuk do të gabojë për të qenë i frikësuar, transmeton portali arbresh.info.

“Ne e kemi parë çfarë Salah ka bërë këtë sezon, por ai do të jetë vetëm njëri nga 11 lojtarët që ne do të përballemi kundër Liverpoolit”, ka thënë Ramos në konferencën për shtyp para ndeshjes këtë vikend kundër Barcelonës.

“Gjatë karrierës time, unë jam përballur me sulmuesit më të mirë në botë – shumica prej tyre janë konsideruar si më të mirët ndonjëherë”, shtoi Ramos.

“Për mua, këtu nuk ka asnjëherë frikë. Respekt po, por jo frikë”

Kapiteni ka deklaruar gjithashtu që Real Madridi nuk do ta nënvlerësoj rivalin e tyre në finalen e 26 majit në Kiev./arbresh.info/

Të ngjashme