Ramos pritet të largohet nga PSG

19:29 | 5 Mars 2022
KRG

Sergio Ramos do të largohet nga PSG në fund të sezonit, pas një sezoni jo të mirë, ku edhe lëndimet e bën të vetën.

Ylli me përvojë mbërriti në PSG verën e kaluar si lojtar i lirë nga Real Madridi, pas së cilës nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, mediat vendase thonë se marrëveshja mund të ndërpritet një vit para skadimit.

Arsyeja është e qartë, numri i madh i dëmtimeve të Ramos për shkak të të cilave ai nuk po mund të kthehet në formën e tij.

Hera e fundit që spanjolli ishte në fushë, ishte më 23 janar, gjë që tregon se karriera e tij te PSG nuk ka shkuar si duhet.

Lëndimet e shumta janë arsyeja pse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez refuzoi t’i ofrojë Ramos një kontratë të re shumëvjeçare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme