Derisa ishte duke folur pas fitores së Real Madridin ndaj Paris Siant Germainit në Ligë të Kampionëve në fillim të këtij viti, kapiteni Sergio Ramos la të kuptohet se nuk do të ishte i befasuar nëse trajneri Zinedine Zidane largohet.
Kjo është një profeci që tashmë ka ndodhur pasi francezi njoftoi pasditen e sotme (e enjte) se do nuk do të jetë sezonin e ardhshëm trajner i Real Madridit duke konfirmuar largimin, transmeton portali arbresh.info.Pas kësaj, ajo që të gjithëve iu shkoi në mendje ishte deklarata e Ramosit më 14 shkurt që kishte dhënë në një zonë të mikësuar pas fitores 3 me 1 ndaj PSG në takimin e parë në kuadër të xhiros së 1/8-së.
“Ndoshta ai do ta fitoj Ligën e Kampionëve sërish dhe më pas do të kërkoj një pushim, kjo është një mundësi”, u ka thënë Ramos gazetarëve.
“Të gjithë mendojnë që në rast se fiton ai do të qëndrojë, por ai mund të kërkoj pak pushim, nuk i dihet”
Dy golat nga Ronaldo dhe një vonë nga Marcelo i siguruan Real Madridit vazhdimin atë mbrëmje duke fituar 3 me 1 kundër skuadër së Unai Emery./arbresh.info/
Analistët në Serbi: Administrata e Trumpit, më aktive në dia...
Faulli i pamatur i Matthijs De Ligt ndaj Schade e la yllin e...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë të një veture në ...
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në k...
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve tekn...
Gjysma e amerikanëve drejt kutive të votimit/ Sondazhet komb...