Google ADS

“Ramos nuk është normal”

21:28 | 12 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ish-kapiteni i Real Madrid, Fernando Hierro ka thënë se qendërmbrojtësi, Sergio Ramos nuk është normal me rekordin që ka bërë.

Ramos shënoi golin e 90-të për “Los Blancos” të dielën kundër Osasunës, ndërsa në karrierë ka shënuar 116 gola, transmeton portali arbresh.info.

I mahnitur nga kjo statistikë ka mbetur edhe Hierro i cili ka thënë se çfarë është duke bërë Ramos nuk është normale.

“Çfarë është duke bërë Ramos me këto gola nuk është normale. Është e vërtetë që unë dhe Koeman ndonjëherë luajtëm në sulm dhe ndonjëherë në mesfushë, kjo na ndihmoj të shënojmë gola”.

“Por, çfarë ka bërë Ramos në këtë shekull nuk është normale. Pique gjithashtu ka shënuar disa gola, por çfarë ka bërë Ramos për Real Madridin dhe Spanjën duke shënuar gola nuk është normale”, deklaroi ai.

Hierro kaloi 14 sezone në fanellën e “Mbretërve”, ndërsa Ramos është në sezonin e 15-të në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme