Sergio Ramos deri më tani ka luajtur 41 herë në El Clasico dhe është afër një numri rekord të paraqitjeve mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Rekordi aktualisht mbahet nga ish-mbrojtësi i klubit mbretëror, Manuel Sanchis, i cili është paraqitur në 43 ndeshje të një prej derbive më të mëdhenj në botë.
Para Ramosit janë edhe Francisco Gento, ish-lojtar i madrilenëve si dhe ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, ku secili ka nga 42 ndeshje.
Interesante, Ramos do të jetë në gjendje të arrijë Sanchisin në muajin e ardhshëm sepse më 27 shkurt luhet ndeshja kthyese e gjysmëfinaleve të Kupës dhe më 2 mars në kalendar është takimi në kuadër të La Ligës.
Ramos debutoi në El Clasico në vitin 2005 në një takim ku Barcelona festoi në Santiago Bernabeu pas triumfit 3-0.
Në 41 paraqitje e gjertanishme, futbollisti 32-vjeçar shënoi katër gola, por u ndëshkua me pesë kartonë të kuq.
Ndryshe, Lionel Messi është lojtari më i mirë në El Clasico, ku në 40 paraqitje shënoi 26 gola.
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...
Begaj dekreton Riza Podën si ambasador i Shqipërisë në Kinë
Prishtina e Re fiton ndaj Vjosës, shpallet kampione vjeshtor...