Real Madridi vazhdoi me formën e tyre të shkëlqyer së fundmi në La Liga edhe pasditen e sotme (e shtunë).
Pas fitores në Ligë të Kampionëve kundër PSG-së, Real Madridi fitoi me rezultat 2 me 1 edhe në takimin në La Liga si mysafirë në Municipal de Ipurua kundër Eibarit, transmeton portali arbresh.info. Heroi i ‘Los Blancos’ ishte sërish Cristiano Ronaldo. Superylli portugez realizoi golin e epërsisë në minutën e 34′ ndërsa golin e fitores e shënoi vetëm gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Sidoqoftë, pas ndeshjes nuk ka qenë Cristiano Ronaldo personi më i përfolur. Serigo Ramos, i cili ishte i qetë në ndeshje duke i shpëtuar madje edhe kartonit të verdhë, është komentuar shumë për diçka të rrallë që i ndodhi.
Në minutën e 73′ të kësaj ndeshje në La Liga, Ramos doli nga fusha dhe u rikthye sërish në dhomën e zhveshjes. Në atë kohë, Real Madridi kishte shfrytëzuar tri zëvendësimet dhe largimi i tij nga fusha u shikua nga të gjithë në formë të çuditshme.
Ramos është parë duke folur me gjyqtarin dhe më pas u largua nga fusha. Por, pas vetëm pesë minutave ylli i Real Madridit u ktheu në lojë.
Pas ndeshjes, Zidane konfirmoi se lojtari është dashur të largohet nga fusha për të shkuar në tualet. Tani, mbrojtësi i ‘Los Blancos’ e ka konfirmuar gjithashtu këtë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Thirrje e natyrës. U largova dhe u riktheva”, ka shkruar Ramos.
https://instagram.com/p/BgJZd7sHxP5/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...