Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos dëshiron që klubi të sjellë sulmuesin e AC Milanit, Suson, në skuadër kur të rihapet merkato e transferimeve në janar.
Kampioni evropian e ka nisur në formë aspak të mirë sezonin aktual dhe janë pa fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Gjatë kësaj kohe ata nuk kanë arritur të gjejnë as portën derisa sulmuesit kryesor të klubit janë duke dështuar për të mbuluar me gola fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë – Cristiano Ronaldon, i cili u largua duke iu bashkua Juventusit këtë verë.
‘Los Blancos’ janë vetëm dy pikë prapa liderit në La Liga – Sevillas dhe një pikë prapa rivalëve të mëdhenj – Atleticos dhe Barcelonës, por ata rrezikojnë të zhduken nga kreu i tabelës nëse nuk kthejnë në favor të tyre me shpejtësi performancat.
Bazuar në ‘Don Balon’, Ramos është në dijeni rreth problemeve të të skuadrës në sulm dhe dëshiron që klubi të nënshkruaj me Suson në janar.
Suso ka bërë deri tani 98 paraqitje te “Rossonerët”, por ka shënuar vetëm 17 gola./arbresh.info/
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...