Google ADS

Ramos kërkon nga Perez të mos nënshkruaj me Mbappen dhe Bonuccin

18:40 | 15 Qershor 2017
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ia ka thënë presidentit të klubit Florentino Perez të mos nënshkruaj me Leonardo Bonuccin dhe Kylian Mbappen duke kërkuar të shqyrtoj opsionet të tjera në vend të tyre.

Bazuar në raportin nga ‘Diario Gol’, reprezentuesi spanjoll mendon që transferimi i një lojtari aq të ri dhe pa eksperiencë si Kylian Mbappe për një tarifë madhështore do të ishte një vendim jo i mençur, transmeton portali arbresh.info.

Në vend të kësaj, mbrojtësi 31-vjeçar ka rekomanduar lojtarët tjerë të vërtetuar si golashënuesi më i mirë në Bundesliga, sulmuesi Pierre Emerick Aubamyang i Borussia Dortmundit dhe yllin e Juventusit, Paulo Dybalan. Të dy lojtarët, Aubameyang dhe Dybala, do të kushtojnë më lirë se Mbappe, i cili pritet të jetë kushtoj më shumë se 100 milionë funta, tarifë që do të thyente rekord botëror.

Sensacioni i Monacos -  Kylian Mbappe
Sensacioni i Monacos –
Kylian Mbappe

Mbrojtësi veteran ka kërkuar gjithashtu nga Florentino Perez të mos nënshkruaj me mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi italian ka qenë në radarin e Chelseat që një kohë të gjatë pasi Antonio Conte dëshiron të përsëris suksesin e sezonit në kaluar në Premierë Ligë. Zinedine Zidane nga ana tjetër dëshiron të nënshkruaj me Bonuccin sepse e sheh atë si një zëvendësues perfekt të Pepes, i cili mund t’i bashkohet Paris Saint Germain falas këtë verë.

Por, Sergio Ramos ka tjera mendime lidhur me këtë çështje dhe nuk ka dëshirë të shoh Bonuccin në Santiago Bernabeu dhe do të shpreh shqetësimet e tij te Perez nëse i prezantohet mundësia.

Mbrojtësi i Juventusi -  Leonardo Bonucci
Mbrojtësi i Juventusi –
Leonardo Bonucci

Juventusi është i vendosur për të mbajtur në skuadër mbrojtësin, por vetëm ofertat mbi 61 milionë funta ose më shumë mund të bëjnë gjigantin në Serie A të ndryshojë mendje./arbresh.info

Të ngjashme