Real Madridi thuhet se ka shtruar një ofertë 60 milionëshe te Ajaxi për mbrojtësin holandez Matthijs De Ligt, një lojtar i cili është duke u kërkuar gjithashtu nga një numër i madh top klubesh në Evropë.
Kështu raporton ‘Diario Gol’, e cila thekson se 19-vjeçari është duke u kërkuar nga një numër i madh klubesh në Evropë, përfshirë gjigantët si Barcelona, Juventusi, Manchester City dhe Bayern Munich, transmeton portali arbresh.info. Madje, Barcelona dhe Juventusi thuhet se tashmë kanë bërë kontakt me Ajaxin në lidhje me lojtarin.
Raporti shton gjithashtu që kapiteni i klubit është në dijeni për reagimin e Real Madridit në lidhje me De Light dhe thotë se ai është i “kënaqur” që në të ardhmen të luaj me një qendërmbrojtës të ri në zemër të Real Madridit.
De Ligt është njëri nga talentët më premtues aktualisht që luan në Evropë dhe potenciali i tij është diçka që ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në botë.
Ylli holandez ka aftësi për të dërguar topin edhe nga prapa dhe luan në mbrojtje me lehtësi, gjë që do t’i mundësoj atij luaj te skuadra e ‘Los Blancos’.
Edhe pse një numër i madh klubesh janë duke luftuar me Real Madridin për shërbimet e De Light, ata besohet se janë duke udhëhequr garën pasi tashmë ka shtruar ofertë për nënshkrimin me lojtarin.
Tarifa prej 60 milionë euro duket të jetë një shumë e mrekullueshme për një lojtar me potencial për tu bërë njëri nga më të mirët në pozitën e tij dhe tani mbetet të shihet nëse ajo shumë do të jetë e mjaftueshme për rrëmbyer atë nga Ajaxi dhe për të siguruar kalimin në kryeqytetin spanjoll./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...