Google ADS

Ramos i dëshpëruar: Mos t’i lejojmë të na shënojnë gjashtë gola

09:17 | 28 Shkurt 2019
Arbresh.info

Sergio Ramos është ndier i dëshpëruar, ndërsa gjatë ndeshjes kamerat dhe fotoaparatet kanë kapur imazhe duke iu kërkuar bashkëlojtarëve të mos e lejojnë Barcelonën t’u shënojë gjashtë gola.    

Barcelona ishte superiore në Santiago Bernabeu duke arritur fitore me rezultat 3-0 dhe duke u kualifikuar në finale të Copa del Rey.

Kjo humbje në shtëpinë e tyre ka dëshpëruar futbollistët e Real Madridit, e në veçanti kapitenin Ramos.

Një nga imazhet më të paharrueshme të kësaj ndeshjes ishte ai i Ramosit pas golit të tretë të vizitorëve në gjysmëfinale.

Pas golit të Suarezit me Panenka, Barcelona arriti në shifrën e tre golave dhe kapiteni i Mbretërve dërgoi një mesazh sfidues për shokët e tij.

“Mos lejoni që ata të shënojnë gjashtë gola”, ishte thirrja e mbrojtësit që u tha shokëve të tij të vazhdonin deri në fishkëllimën përfundimtare.

Ky mesazh i mbrojtësit spanjoll shkoi në vend pasi goli nga penalltia ishte i fundit i ndeshjes për Barcelonën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme