Google ADS

Ramos i bezdisur nga pyetjet rreth Jose Mourinhos

12:20 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Sergio Ramos insiston se nuk ka se çfarë të thotë në lidhje me atë nëse Real Madridi mund të tentoj për të sjellë Jose Mourinhon sërish në kryeqytetin spanjoll.

Derisa Madridi është duke pasur probleme nën udhëheqjen e Santiago Solarit dhe pasi që Mourinho është i lirë tani si pasojë e shkarkimit nga Manchester United, nuk kaloi kohë e gjatë që thashethemet të shfaqen rreth një rikthimi të mundshëm të portugezit në Real, transmeton portali arbresh.info.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Ramos është pyetur për mendimin e tij në rikthimin e portugezit në Spanjë. Por, mbrojtësi shfaqi qartë se është i bezdisur nga kjo çështje.

“Unë nuk jam askush për të vendosur se kush është trajner i Real Madridit”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp para ndeshjes së sotme finale në Kupë të Botës për Klube kundër Al Ain në Abu Dhabi të shtunën.

“Ne kemi qenë pa Mourinhon për pesë vite dhe ju jeni ende duke folur për të. Ne kemi një shans për të fituar tani një titull dhe ju jeni duke folur për Mourinhon”

“Kapiteni nuk e vendos trajnerin”

Ndeshja e Real Madridit kundër Al Ain fillon në ora 17:30./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme