Google ADS

Ramos: Fitorja ndaj Maltës ishte për Luis Enriquen

10:29 | 27 Mars 2019
Arbresh Info

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i ka dedikuar fitoren e Spanjës kundër Maltës trajnerit Luis Enrique.

Enrique është dashur të kthehet në shtëpi për arsye familjare, por Ramos thekson se ish trajneri i Barcelonës e ka lënë skuadrën shumë mirë të përgatitur, transmeton portali arbresh.info.

Alvaro Morata shënoi dy gola dhe “La Roja” siguroi kreun e grupit në kuadër të kualifikimeve falë planit të ndeshjes të krijuar nga Enrique.

“Edhe pse trajneri mungoi, ne ishim shumë mirë të përgatitu”, ka thënë Ramos në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ishte një situatë e vështirë dhe grupi është prekur për trajnerin që ka pasur një problem personal”

“Ne i dedikojmë këtë fitore atij dhe familjes së tij, ne kemi bërë atë që është dashur, në këtë skuadër ne jemi të gjithë si familje dhe të gjithë i ndjenjë problemet e njëri-tjetrit”, përfundoi Ramosi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme