Kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos ka insistuar se Fernando Hierro është zgjedhja e duhur për të drejtuar “La Rojan” në Kampionatin Botëror 2018.
Bota e futbollit ishte tronditur të mërkurën kur Spanja mori vendim për të shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui vetëm një ditë pas fillimit të turneut madhështor këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
51-vjeçari ishte konfirmuar si trajner i ri i Real Madrid të martën, por presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pretendoi që vendimi ishte marrë pa dijenin e tij.
“Ne duhej të ecnim përpara për aq shpejtë sa është e mundur. Këto nuk ishin kohëra të kënaqshme. Julen Lopetegui na ndihmoi neve të kualifikohemi. Ai luajti një pjesë madhështore tek ne”, u ka thënë Ramos gazetarëve në një konferencë për shtyp.
“Por, me shpejtësi ne jemi fokusuar në Kampionatin Botëror, është më mirë për të ne të gjithë. Janë pak njerëz më të kualifikuar se Fernando pas largimit të Lopeteguit. Ne e kemi admiruar atë si një lojtar për një kohë të gjatë. Prandaj, ai është një kandidatë perfekt për mbuluar këtë post”
Spanja do të nis edicionin e tyre në Kampionatin Botëror 2018 mbrëmjen e së premtes kundër Portugalisë./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...