Google ADS

Ramos fejohet me prezantuesen e mahnitshme Pilar Rubio

18:44 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

Sergio Ramos ka lënë pas zhgënjimin nga Kampionati Botëror duke i propozuar fejesë të dashurës së tij Pilar Rubios.

Prezantuesja mahnitëse e një televizioni ka shfaqur unazën e diamantit pasi mbrojtësi i Spanjës i shtroi pyetjen, transmeton portali arbresh.info.

Ramos nisi pushimet menjëherë pas eliminimit të Spanjës nga Kampionati Botëror pas disfatës ndaj Rusisë në penalti.

Dhe, ylli i Real Madridi vendosi për t’i propozuar partneres së tij gjatë një darke romantike.

Ai ndau lajmin me 25.7 milionë ndjekësit e tij në Instagram duke postuar një seri fotosh me Rubion.

“Ajo tha po. Të dua… përgjithmonë Pilar Rubio”, ka shkruar Ramos në postimin e tij në Instagram.

Një foto shfaq 40-vjeçaren duke mbajtur një buqetë lulesh, ndërsa tjera mbrojtësin duke e puthu atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme