Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes Spanjë – Holandë, Sergio Ramos u inkuadrua për të bërë historinë.
Ishte paraqitja e 176 e tij për ekipin kombëtar, dhe kështu barazon rekordin e Ginaluigi Buffon, i cili deri mbrëmjen e kaluar ishte rekordmeni evropian për numrin e paraqitjeve për ekipin kombëtar.
Ramos e arriti këtë në moshën 34 vjeçare, 15 vjet pas paraqitjes së tij parë për Spanjën.
Rekordi botëror për paraqitje në nivel kombëtaresh mbahet nga mesfushori egjiptian i pensionuar, Ahmed Hassan, dhe Ramos ka nevojë edhe për tetë ndeshje për ta arritur atë.
Kur bëhet fjalë për rekordet, nuk qëndron larg as Cristiano Ronaldo, që ka 168 paraqitje me Portugalinë.
Më larg qëndron Lionel Messi, që është paraqitur 140 herë për Argjentinën, por ai është dy vjet më i ri se Ronaldo.
Hoxha vizitë zyrtare në Ankara, merr pjesë në panairin e sig...
Një vit nga sulmi, Manastiri i Bajnskës mbyllet nga 23 deri ...
Nis seanca plenare në Kuvend, mbahet një minutë heshtje në n...
Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mashtrime me SMS:...
Granit Xhaka e Leverkuseni nisin sot aventurën në Champions ...
Putin: Rusia po rrit prodhimin e dronëve