Google ADS

Rami Hadar jep dorëheqje, nuk është më trajner i KB Pejës

13:08 | 7 Tetor 2024
L G

Rami Hadar nuk është më trajner i klubit të KB Pejës, ai ka ofruar dorëheqjen e tij.

Në një njoftim KB Peja njofton se trajneri Rami Hadar tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës.

“Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës. Maestro udhëheqi KB Pejën edhe në rezultate të mëdha Europiane, duke mposhtur Kampionët e Holandës – Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore në tokën polake, ndaj Spojnia Stargard”.

“Në fillim të sezonit të tretë, trajneri Hadar ka vendosur që këtu është fundi dhe rrugëtimi te KB Peja përfundon”, thuhet në njoftim.

KB Peja e falënderuan Hadar për punën dhe kontributin e dhënë.

“Faleminderit maestro – për Pejën Kampion, për Pejën Europiane, për momentet e paharrueshme së bashku gjatë këtyre 20 muajve. Mësimet tua do jenë gjithmonë të vlefshme për KB Pejën. U takofshim në ditë të mira, Rami Hadar!”, thuhet në njoftim. /Klankosova/.

Të ngjashme