Ylber Ramadani është një nga shtyllat e mesfushës kuqezi dhe ka treguar cilësi dhe lojë të mira në ndeshjet e Kampionatit Evropian.
Shqipëria mbrëmë mbylli fazën e grupeve dhe u eliminua nga Euro 2024, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, shkruan Arbresh.info.
Mesfushori nga Shtimja, pas përfundimit të Evropianit ka dalë me një postim në rrjetin social Instagram ku tregoi eksperiencën e tij në këtë kompeticion.
Ramadani postimin e nisi me fjalinë ndjehet krenar se është shqiptar.
“Krenar që jam shqiptar!
I lumtur që isha pjesë e Shqipërisë në këtë rrugëtim në finalet e “Gjermani 2024”. Tre ndeshje, tre finale me tre nga ekipet më të mira të Europës, dy prej të cilave janë shpallur edhe kampione Europe dhe Bote. Luajtëm fort, si të barabartë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, duke treguar karakter në çdo sfidë. Faleminderit çunave, faleminderit stafit teknik dhe të gjithë stafit drejtues që ka qenë pranë nesh.
Një falënderim të veçantë për tifozët që na kanë mbështetur në stadium, në çdo rrugë e shesh të Gjermanisë, si edhe çdo ditë në kampin tonë stërvitor”, ka shkruar Ramdani.
Kujtojmë se Ylber Ramadani është pjesë e skuadrës së Lecces në Serie A./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...