Ylber Ramadani është transferuar këtë verë tek skuadra e Lecces nga Aberdeeni i Skocisë.
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë është përshtatur mjaft mirë me skuadrën italiane, duke bërë të harrojnë të larguarin Morten Hjumland, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për media italiane, theksoi se ai është mirëpritur shumë mirë nga tifozët e Lecces dhe trajneri D’aversa.
“Unë dhe familja ime jemi vendosur mirë, skuadra më priti në një mënyrë të shkëlqyer. Unë nuk ndihem si lider, ka shumë liderë në dhomën tonë të zhveshjes. Është e qartë, megjithatë, ky rol kërkon një personalitet të madh. Ndihem mirë. Mesfushori qendror është një pozicion që më pëlqen dhe duhet ta pranoj se D’Aversa më ndihmoi shumë. Ai më shpjegoi se çfarë dëshiron nga unë dhe në cilat aspekte mund të përmirësohem. Unë zura vendin e një lojtari si Morten, i cili ishte i preferuari i tifozëve vitin e kaluar, por është edhe falë mbështetjes së tyre që pata një paraqitje të rëndësishme. Mbështetja e tyre më shtyu, ditë pas dite, të jap gjithçka”, potencoi Ramadani.
Ai nuk u la pa u pyetur as për EURO 2024 me Shqipërinë, ku Ramadani theksoi se “kuqezinjtë” mund të jenë surpriza e këtij Europiani.
“Sigurisht që mendoj për këtë. Jemi në një grup shumë të komplikuar, por ne mund të jemi surpriza. Skuadra jonë ynë është një grup që mund të bëjë shumë mirë, shumë prej nesh luajnë në ligat kryesore evropiane edhe djemtë e rinj mund të bëjnë gjithashtu shumë mirë. Do të jetë një aventurë e madhe”-deklaroi Ylber Ramadani.
Këtë sezon Ramdani ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar një gol./Arbresh.info/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...