Mesfushori Ylber Ramadani, një nga emrat më të spikatur të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, i ka dhënë lamtumirën Partizanit për t’u transferuar jashtë Shqipërisë.
Përfaqësues të klubit kanë konfirmuar për “Panorama Sport” se futbollisti i përfaqësueses Shpresa ka nënshkruar me Velje BK për dy sezonet e ardhshme me të drejtën e rinovimit edhe për një sezon tjetër.
Ndërkaq, Partizani do të përfitojë 200 mijë euro nga transferimi i futbollistit që nis kësisoj karrierën jashtë Shqipërisë.
Megjithatë, për futbollistin nuk mund të cilësohet një mundësi edhe aq e mirë për karrierën e tij, duke llogaritur që Velje është një skuadër e kategorisë së dytë daneze dhe në sezonin e fundit, ishte shumë pranë rënies në kategorinë e tretë.
Menaxherët e klubit kanë qenë dje të pranishëm në “Elbasan Arena” në ndeshjen e Shpresave dhe pasi e kanë parë në veprim futbollistin, kanë vendosur të nënshkruajnë marrëveshjen.
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolit, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës